E paprecedentë, Kurti e Gërvalla e përdorin Ambasadën e Kosovës në Austri për fushatë elektorale

112

Ambasada e Kosovës në Vjenë është venë në shërbim të pushtetit, duke bërë njoftime për tubime elektorale që kryeministri Albin Kurti dhe zëvëndësja e tij Donika Gërvalla do të mbajnë në Austri.

“Të nderuar bashkatdhetarë,Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njofitmin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë.

Kjo ngjarje do të mbahet më 3 nëntor 2024 nga ora 15:00 deri në orën 17:00 në një hotel në Vjenë me emrin “Arcotel Wimberger”.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe një nga kryetare e GUXO, Donika Gërvalla, janë aktivizuar pas caktimit të datës së zgjedhjeve me tubime elektorale nëpër diasporë. Para Austrisë, Kurti dhe Gërvalla kanë qëndruar para disa ditëve për një vizitë në Gjermani, nga ku edhe kanë bërë fjalime politike e elektorale para shqiptarëve që jetojnë atje, në përpjekje për të siguruar votat e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit./Express/

Comments