Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci ka zbuluar arsyet se pse u larguar nga Juventusi për tek Milani.
Bonucci ka shpjeguar se çfarë e detyroi që të largohej nga Juventus.
“Pas shtatë vitesh tek Juventusi, kohët e fundit nuk ndihesha më i rëndësishëm”, deklaroi Bonucci për “Premium Sport”.
“Nuk janë të vërteta lajmet e publikuara për finalen në Cardiff.
Kam pasur raporte të shkëlqyeshme me Buffon, Barzagli e Chiellini.
Por, kisha nevojë për një stimulim të ri dhe të ndihesha sërish njeri i rëndësishëm në një skuadër të re”, theksoi ai.