E papritur, Donald Lu fut edhe këtë politikan në “listën e zezë”

525
fresco

Teksa ka përshëndetur dorëheqjen e Saimir Tahirit, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka përfshirë në listën e politikanëve problematikë edhe Koço Kokëdhimën.

“Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën e Saimir Tahirin. Këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo në bashki”, deklaroi sot Lu.

Për çudi, Lu ka futur në listë edhe Kokëdhimën, i cili nuk ishte përfolur deri më tani për ndonjë lidhje me krimin apo probleme të ngjashme si personazhet e tjerë.

Lu ka patur një fërkim publik me Kokëdhimën shumë muaj më parë, të cilën e ka risjellë në vëmendje gjatë ditës së sotme. /albeu.com/

Comments