E pranon sulmuesi i Barçës: Nuk kemi shans kundër PSG-së

267
fresco
neymar-barcelona-psg-di-maria

Derisa shumica e lojtarëve të Barcelonës janë duke u fshehur që nga disfata e thellë 4 me 0 në Paris Saint Germain të martën në Ligë të Kampionëve, i është mbetur sulmuesit brazilian Neymar për të transmetuar ndjenjën brenda kampit katalunas.

Pas ndeshjes në ‘Parc de Princes’, Neymar ishte njëri nga lojtarët e vetëm të Bacelonës që ka folur për media, transmeton portali arbresh.info. Braziliani pranoi se do të jetë “thuajse e pamundur” për Barcelonën që të kthej rezultatin në ndeshjen kthyese.

 

Në historinë e Ligës së Kampionëve, asnjë skuadër nuk ka arritur të rikthehet në lojë pas disfatës së thellë me rezultat 4 me 0.

Sidoqoftë, Neymar edhe përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka njoftuar se “shanset e klubit janë 1%, por ata do kenë 99% besim”

Comments