
Një skenë që ka prekur jo vetëm të pranishmit, por të gjithë ata që po e shohin videon e portierit të Kroacisë, Danijel Subasiç, i cili ka shpërthyer në lot gjatë konferencës për shtyp.
Subasiç mban në bluzë prej 10 vitesh foton e një miku dhe u pyet përse ajo foto, madje këtë bluzë e mban edhe gjatë ndeshjes, poshtë fanellës së portierit. Në atë moment Subasiç përlotet dhe nuk arrin të flasë…

Miku i tij, Hrvoje Kustiç, vdiq tragjikisht në vitin 2008, pasi u përplas me një mur çimentoje pak metra nga vija anësore e fushës.
Tërë suksesin e kombëtares së tij në Botëror, portieri kroat ia ka dedikuar shokut që u nda nga jeta duke luajtur futboll, të cilit iu ndërpre në mes ëndrra për t’u bërë dikushi në këtë sport kaq magjepsës.