E qëlluan me 23 plumba, 10 të shoqëruar për Jurgen Kurtin

487

I riu Jurgen Kurti u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa po kthehej në shtëpi.

Autorët dyshohet se e kanë qëlluar viktimën 23 herë me pistoletë, ndërsa 10 plumba e kanë prekur Kurtin në trup, duke e lënë të vdekur ndërkohë që ka shumë pak prova për këtë krim.

Gazetarja Klodjana Lala ka deklaruar në News24 se për këtë ngjarjeë janë shoqëruar 10 persona por akoma nuk ka një të dyshuar kryesore.

Sipas saj, janë dy pistat kryesore ku po heton policia, ajo e hakmarrjes dhe jeta që Jurgeni bënte.

“I ndjeri ishte një personazh i njohur për shkak të së kaluarës së tij. Pista e parë e policisë ka qenë një vrasje e ndodhur për hakmarrje, ka shoqëruar edhe të afërm të Agim Arapit(pronari i vrarë i marketit në Durrës). Më kryesoja është pista e jetës dhe aktivitetit të tij.

Ai ishte i njohur në rrethet e elitës së Tiranës, menaxhonte vipa, qarkullonte shumë para, kishte njohje të ndryshme dhe pikërisht këtu janë fokusuar hetimet”,- tha Lala. /albeu.com/

Comments