E qëlluan me snajper nga 250 metra, Ardjan Çapja ende në gjendje të rëndë
Ardjan Çapja i plagosur një ditë më parë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve pasi rreziku për jetën duket se akoma nuk ka kaluar.
55-vjeçari u plagos me snajper nga një distancë prej 250 metër. Ai ka marrë një plumb në shpatullën e majtë, shumë pranë zemrës ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës. Plumbi është tejshpues, që ka kaluar nga shpatulla e majtë në pjesën e përparme, ka kaluar vetëm 1 milimetër larg zemrës, por nuk ka depërtuar në shumë vena, dhe pse akoma gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të thuhet nëse 55 vjeçari e ka kaluar rrezikun për jetën.
Policia ka shoqëruar me shume se 20 persona si të dyshuar apo që kanë dijeni per ngjarjen. Janë sekuestruar kamera sigurie në një zonë të gjere dhe po kqyren pamjet e ditës së djeshme por edhe të ditëve më parë pasi ka dyshime se atentatorët e kanë studiuar zonën. Pas 15 minutash nga atentati në lagjen “Skenderbej” u gjet tërësisht i djegur mjeti tip “Volksvagen Sharon”.
Policia ka mundur që të dallojë targën e tij AA 821 MD. Nga veprimet hetimore rezulton se, targat janë të vjedhura dhe i përkasin një mjetit “Citroen C3” dhe janë deklaruara të vjedhura në Krujë një vit me parë më datë 6 maj 2019.