E raportoi si të vjedhur, policia ia gjen veturën tetovarit

224

Sekori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se ka arritur ta gjejë veturën “Volkswagen Polo”, që me datë 03.01.2023 ishte raportuar si e vjedhur nga pronari 29-vjeçar nga Çellopeku i Tetovës. Nga SPB-Tetovë thonë se vetura i është kthyer pronarit.

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, dje (11-janar) rreth orës 12.00 në rrugën lokale Strimnicë – Falishë kanë gjetur automjetin “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, në pronësi të 29-vjeçarit B.B. nga Çellopeku i Tetovës, i cili ishte raportuar se është konfiskuar në mënyrë të kundërligjshme më datën 03 të këtij muaji. Është kryer inspektimi dhe automjeti i është kthyer pronarit”, thonë nga SPB-Tetovë.

Comments