E rrallë: Dinamo Zagreb mposhtet në shtëpi pas 109 ndeshjeve (VIDEO)

358

1

Skuadra e Osijekut e ka mposhtur Dinamo Zagrebin, me rezultat 0:1, në Maksimir. Gjiganti kroat ishte i pamposhtur në shtëpi që nga viti 2010.

Skuadra e Dinamo Zagrebit, më në fund, ka pësuar humbje në terren të vetë nga Osijeku me rezultat 0:1, në kuadër të kampionatit kroat.

Besoni ose jo, gjiganti kroat nuk ishte mposhtur në Maksimir për 109 ndeshje me radhë, shkruan Goal.com, përcjell Express.

Dinamo kishte 96 fitore dhe 13 barazimi. Ndeshjen e fundit Dinamo e ka humbur në Maksimir në vitin 2010 nga Rijeka, me rezultat  2:1, në kuadër të Kupës së Kroacisë. /Express/

https://www.youtube.com/watch?v=7Ky_AQNNOGE

Comments