E rrallë, Merkel e bën vetë pazarin!

308

Ajo është gruaja më e fuqishme në botë.

E megjithatë, Angela Merkel nuk e ka problem ta bëjë vetë pazarin.

Kancelarja gjermane është fotografuar duke bërë Pazar në supermarketin e lagjes së saj në Berlin.

Merkel është fotografuar duke blerë për Krishtlindje, gjalpë, piper, patate dhe gjizë.

Shitësi i supermarketit tha se Merkel ka shkuar për të blerë ushqime vetë, të paktën 30 herë.

Kuptohet, e shoqëruar nga badigardët.

Merkel aktualisht është në një moment të vështirë, pas sulmit të radhës terrorist në Berlin.

Shumë gjermanë bëjnë pikërisht atë përgjegjëse për këto sulme, duke qenë se ka lejuar hyrjen e qindra mijëra personave që vijnë nga Siria.

Këto sulme kanë tronditur edhe pozitat e saj, për mandatin e katërt të kancelares.

Comments