Gazeta DrenicaSot, ditën e sotme ka pranuar një mesazh tronditës rreth asaj se çfarë thotë Besa Domi, gruaja me të cilën bashkjeton dhe ka fëmijë Vehbi Kajtazi, gazetar në portalin “Insajderi”.
Zëdhënësja e Eulex-it në një bisedë të siguruar nga DrenicaSot, dëgjohet duke hedhur akuza të rënda ndaj Vehbi Kajtazit, njeriun me të cilin edhe ka fëmijë.
“Mua çka më ka nal deri qetash që mos me ja q* nanën, o kanë djali, unë me këtë forcën që e kam ja kisha q* robt”, shton Besa Domi, gruaja e cila bashkjeton me gazetarin Kajtazi. Mëpastaj vazhdon përshkrimi i situatës se si sipas Domit, gazetari Kajtazi ja kishte shpërlarë trurin.
“Vehbiu është në gjendje me shkel mbi gjithçka për me ja arritë qëllimet e veta, e cila ripërsërit se djali ka qenë arsyeja e cila nuk e ka leju me ja q* nënën, Vehbi Kajtazit.
Lidhur me burimet e informacionit Besa Domi thotë se ai asnjëherë nuk ka marrë ndonjë informacion prej saj, që ndërhynë Milaim Zeka që i thotë se burimi kryesor i Vehbi Kajtazit është Fadil Syleviqi.
Deputeti Milaim Zeka e pyet Domin se përse e konsideron “psikopat”, Vehbi Kajtazin, e që Besa Domi thotë se i është shpërlarë truri nga Vehbi Kajtazi.
Besa Domi, gruaja me të cilën bashkjeton Vehbi Kajtazi e me të cilin edhe ka fëmijë flet edhe për gruan e Vehbi Kajtazit, nga e cila është ndarë ai. “Mas shumti që e kritikojë vetën është qysh ka mujt me tradhëtu gruan e vet dhe fëmijët, me tjetër kënd, me krejt qenien e mos me i kallxu asajna, çfarë kam prit unë..?”, thotë Besa Domi për Vehbi Kajtazin./DrenicaSot.