E tmerrshme, pacienti godet për vdekje doktorin

387

Një pacient me kancer ka qëlluar për vdekje me thikë doktorin e tij në koridorin e një spitali në Rusi.

Dr. Igor Tyulenev po ecte në koridorin e spitalit, kur përballë tij shfaqet pacienti duke ecur me shumë qetësi dhe papritmas e godet me thikë në gjoks. Mjeku bie në stolat e vendosur në klinikën e tij në qytetin arktik të Murmanskut. Më pas arrin të largohet me forcë nga sulmuesi i tij dhe shihet në video duke kërkuar ndihmë. Kolegët e Dr. Tyulenev thanë se ishte plagosur rëndë dhe vdiq shpejt pas goditjes së tmerrshme, pavarësisht përpjekjes së kolegëve të tij për ti shpëtuar jetën.

Sipas raportimeve paraprake mendohet se pacienti 67-vjeçari nuk e besoi mjekun e tij Dr. Tyulenev kur i tha se nuk kishte me kancer dhe se ishte shëruar plotësisht. Por ai ishte bindur se po vuante nga kanceri dhe se mjekët po e fshehnin atë, sipas NTV. Pak para goditjes së tmerrshme, mjeku i kishte siguruar rezultatet e analizave duke ia bërë të qartë se nuk kishte kancer. Pasi vrau mjekun e tij, 67-vjeçari ka goditur veten me të njëjtën thikë dhe vdiq në spital. /Ora News/

https://youtu.be/eLYARafPz9E

Comments