E TURPSHME/ Bullgarët thërrasin “vdekje shqiptarëve” gjatë stërvitjes së Kosovës

350

Kosova ka zhvilluar nga ora 17:00 përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë, por është dashur ta zhvillojnë atë me disa pengesa.

Sipas asaj që raporton Supersport, një gjë e turpshme ka ndodhur në stërvitjen e parë të “Dardanëve” në Sofje para ndeshjes mes Bullgarisë dhe Kosovës.

“Supersport” raporton se në stërvitjen e Kosovës tifozët bullgarë kanë bërë thirrje raciste jashtë stadiumit.

“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet e tyre.

Fillimisht u raportua se është ndërprerë stërvitja, por gazetari i Supersport, Arlind Sadiku, ka thënë se ajo ka vazhduar deri në fund edhe përkundër këtyre thirrjeve, që kanë ndodhur vetëm në fillim të stërvitjeve.

“Stërvitja e Kosovës ka shku ne mënyrën më të mirë dhe më të qetë të mundshme. Siç ishte parashikuar. Krejt çka ka ndodh është kjo: një grup prej 10-15 tifozësh që ndodheshin afër hyrjes së stadiumit me një kafe, kane bërtitë “Ubi, ubi shqiptari”, për disa sekonda derisa lojtarët hynin në stadium. Veprimi i tyre sigurisht që është skandaloz por kjo ka qenë e gjitha dhe jo siç po raportohet në media”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

Për të shmangur çdo incident të mundshëm pas kësaj ngjarje, ekipit të Supersport i është kërkuar që të largohen bashkë me Kombëtaren nën përcjelljen e autoritete vendase.

Kosova ka udhëtuar për në Bullgari menjëherë pas barazimit 1-1 me Malin e Zi.

Fatkeqësisht, në ndeshjen e së hënës, përveç Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës, do të mungojë edhe Arbër Zeneli.

Futbollisti i Kombëtares u lënduar rëndë mbrëmë në ndeshjen kundër Malit të Zi.

Comments