E vërteta befasuese pas tatuazheve të shumta të Rovena Stefës (Video)



Rovena Stefa njihet si një ndër këngëtaret me aktive në rrjetet sociale. Shpesh herë ajo ndan me fansat pjesë nga perditshëmria e saj, por nuk nguron të ndajë edhe foto në të cilat shfaq format e saj bombastike.
Se fundi Rovena ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites së Rudinës. Ajo ka folur rreth karrierës, projekteve dhe rreth fotove artistike që ka realizuar. Në të gjitha fotot e saj përpos elegancës, mbizotëruese janë edhe tattoo- t.
Rudina e ka pyetur se sa të tillë ka në trup dhe përgjigja e Rovenës ishte befasuese. Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë tatuazh dhe të gjithë ato në foto janë të vizatuara për të shprehur anën artistike të saj.