E veshur në të zeza, Marina shkëlqen[Foto]

Moderatorja dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi tash e sa ditë po shijojnë pushimet e vona, shkruan lajmi.net.
Për disa ditë me radhë, Marina dhe Geti kanë publikuar imazhe nga pushimet, ku po kalojnë çaste të paharruara.

Ishte Marina ajo e cila së fundi postoi një foto veshur në të zeza, e që dukej tejet atraktive me forma perfekte.
Edhe pse ka nisur sezoni i ri për shumë programe televizive, moderatoren ende nuk e kemi parë të jetë angazhuar në ndonjë emision. /Lajmi.net/