E vrau të atin se i kërkoi të punonte për murin e shtëpisë
Zbulohet shkaku i vrasjes së 62 vjeçarit polic nga i biri. Mësohet se Myftar Metallari i kërkonte të birit të ndërtonte një mur përreth shtëpisë, por ky nuk kishte pranuar.
Në sherr e sipër, ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë, kur Mirald Metallari, 21 vjeç qëlloi për vdekje të atin me pistoletë. Gjatë sherrit është plagosur e ëma që u përpoq të ndalë vrasjen. Mirald Metallari u arrestua duke transportuar të ëmën në spital. Djali kishte vetëm pak muaj që ishte kthyer nga Gjermania, pasi kishte jetuar atje për dy vite .
Fqinjë shprehen se ai nuk e ka përjetuar mirë kthimin nga Gjermania, pasi ka shfaqur shenja depresioni, shkruan lapsi.al.