E zbulon vëllai i Sokolit, ja dy njerëzit kryesor të kurthit të Kumanovës



Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli
Besnik Ukshini, vëllau i Sami Ukshinit i njohur si komandant Sokoli, i cili u arrestua në konfliktin që ndodhi në Kumanovë, nëpërmes një letre të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, ka bërë thirrje që ndërkombëtarët të bëjnë një hetim të koordinuar të mafisë politike ne Maqedoni e Kosovës, pasi sipas Ukshinit kjo mafi paraqet rrezik të madh për Ballkanin.
Ai duke folur për konfliktin në Kumanovë thotë se Artan Grubi e Sadullah Duraku janë protagonistët kryesor të kurthit të Kumanovës.
“A thua është koincidencë që në të njejtën ditë që u nis Ali Ahmeti për Prishtinë, hyri edhe Grupi i Beg Rizajt e Mirsadit në Kumanovë. Nga letrat e dalura nga disa të burgosur të grupit të Kumanovës,e të publikuara, shifet se me 25 prill, 2015 ata arritën në Kumanovë. Me 25-27 prill Ali Ahmeti u takua Hashim Thaqin e Isa Mustafën. Me të ishin protagonistët kryesor të kurthit të Kumanovës: Artan Grubi e Sadullah Duraku. Që të tre janë të përmendur edhe si dëshmitarë në rastin e përmendur që po gjykohet në Shkup. Krejt kjo është koinçidencë?!!! Vetëm për naivët është koinçidencë dhe e paqartë”, thuhet në letrën e Besnik Ukshinit, të dërguar në email të gazetës “Bota sot”.
Më tej Ukshini ndër të tjera rrëfen e takimin e Sadulla Durakut me Sami Ukshinin.
“Sami Ukshini me të drejtë e bindje të plotë se dicka e pakuptimtë po zihet refuzoi të shkoi me këta djem dhe u mundua që t’i ndali. Takimi me Sadulla Durakun, me gjasë ishte që ta dijnë se a shkon Samiu apo jo. Në rast se nuk mund ta hudhnin edhe Samiun, kishin frikë t’i vrisnin të tjerët e Samiu I gjallë këtej në Kosovë! Andaj nuk ia ndanë presionin nga njerëz të besuar të Samiut e shokët e tij që t’a merrnin edhe ate, i cili dy ditët e fundit u fut në Kumanovë. Por me gjithatë mednoi se kanë bërë llogari me matematikë të ngelaçave, sepse ka Shqiptaria Sami Ukshina me bollëk, e bile Dugagjini shtëpi për shtëpi nga një,dy”, thotë Ukshini, shkruan “Bota sot”.