Edhe Gruevski i përvesh krahët! Ku janë liderët shqiptarë? (FOTO)

235

1

Pasi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gati që tre ditë po pinon në zonat e përmbytura, ndërsa Gruevski jepte urdhëra institucioneve dhe vozitej me xhipa dhe bodygarda, sot propaganda është një tjetër histori.

Në mes të përmbytjeve dhe tmerrit të qytetarëve po zhvillohet fushatë e ashpër politike, njofton TetovaSot.

Në fotografitë që shihen dhe që janë shpërndarë në rrjetin social shihet, Nikolla Gruevski dhe Dime Spasov me çizme dhe doreza, dhe dyshohet se janë fotografuar rastësisht nga banorët.

Për të qenë propaganda edhe më naive në një koment ndër fotografitë e publikuara thuhet:

“Nuk kishte kamera, por unë i kapa, bravo njerëz të tillë na duhen”

Në komentet e tjera në mënyrë të përsëritur thuhet “Kështu punohet”.

12 345678

Comments