Edhe Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së Presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh”.
Ai përmes një konference të jashtëzakonshme ka dhënë qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje.
Sipas Veselit, idetë e fundit janë skenar jashtë interesave të Kosovës dhe partnerëve të vendit.
“Ngritja e kësaj teme të rrezikshme, do ta dëmtojë Kosovën në dialog”, tha kryeparlamentari Veseli në konferencën e jashtëzakonshme për media të partisë së tij, e cila nisi një orë me vonesë nga paralajmërimi.
“Temat e ndarjen nuk i japin fuqi Kosovës, por krijojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët tanë”, tha kreu i PDK-së, duke folur për idenë që po e promovon ish-bashkëpartiaku dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Hashim Thaçi.