Edhe Kurti me bashkëshorten i pranishëm në darkën e shtruar në Elysee në Paris
Përveç presidentes Osmani dhe zotëriut të parë, Prindon Sadriu, mbrëmë në pallatin Elysee, në darkën solemne të shtruar ishte edhe kryeministri, Albin Kurti.
Bashkë me të, ishte edhe bashkëshortja e tij, Rita, shkruan lajmi.net.
Këtë, Kurti e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Facebook.
“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, ka shkruar i pari i Qeverisë. /Lajmi.net/

