“Edhe me gabu prapë kemi me të votu”- Përkrahësit ia falin Kurtit çështjen e detyrës, thonë se është i vetmi gabim gjatë tërë mandatit

81

Këtë vizitë ai e ka realizuar bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetarin e komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Gjatë kësaj vizite, Kurti ka bërë një ”gafë” me një detyrë të matematikës, e cila mori vëmendjen edhe të debateve politike mbrëmë.

Në një ekuacion me një të panjohur, Kurti e gaboi zgjidhjen e saj, vlerën e X-it të barabartë me zero ai e bëri pesë.

Pasi u komentua e u reagua shumë, Kurti vendosi ta bëj një kërkim falje publike përmes rrjetit të tij social Facebook.

“Më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Por, edhe gabimi iu fal Kryeministrit Kurti nga përkrahësit e tij.

Ata duke shprehur përkrahjen e madhe për të, ia arsyetuan edhe gabimin në zgjidhjen e një ekuacioni të klasës së shtatë.

“Kryeminister nuk e keni zgjidhur sakte ekuacionin mirepo jane dy mesime kyçe qe besoj ndikojne pozitivisht: Edhe njerezit ne pozita gabojne, Te njejtit nuk e kane problem ta pranojne dhe kerkojne falje. Respekt per perulesine”, “Nuk gabon kryeministri im, detyra ishte e gabuar , te paqim gjithmon o ma i madhi i vendit! 71% kysmet edhe majen e stambollit ki me fitu”, “I vetmi gabim gjate gjithe mandatit! Respekt kryeminister”, “Ti dua edhe gabimet o kryeminister, me i mire nje gabim i yti, se sa nje saktesi e opozites! Te dua o Albin”, ishin vetëm disa nga komentët e përkrahësve të zjarrtë të Kurtit.
Ata vazhduan ta përkrahin kryeministrin e shpesh me humor të fajësojnë edhe detyrën se ishte e shkruar gabim.
Veprimet e të parit të Qeverisë komentohen shumë edhe nga partitë opozitare në vend por edhe nga qytetarët e thjeshtë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami shkroi dje se Kurti sikur këtë ekuacion po e llogarit edhe zhvillimin ekonomik të vendit./Lajmi.net/
Comments