Edhe Mijallkov në listën e zezë të DAP-it që nuk kanë paguar taksën radiodifuzive!

262
Edhe Mijallkov në listën e zezë të DAP-it që nuk kanë paguar taksën radiodifuzive!

Në mesin e 85.790 qytetarë të cilët u gjendën në listën e DAP-së për pagesë të detyruar të taksës radiodifuzive u gjendën edhe emra të shumë personave të njohur nga jeta politike dhe shoqërore.

Siç mund të shihet nga fotografia në vijim, një nga ata është edhe emri i ish shefit të DBK-së, Sasho Mijallkov, transmeton Zhurnal.

Nuk është e njohur për çfarë shume bëhet fjalë, gjegjësisht sa të holla ka borxh Mijallkov për taksën e papaguar radiodifuzive, sepse në listë nuk shkruajnë shumat por vetëm emrat e borxhlinjve dhe adresat tyre. Listën e plotë mund ta shkarkoni nga faqja e DAP-së në këtëLINK.

Emrat e atyre që nuk kanë pagur deri dje do të shpallen në Gazetën Zyrtare, ndërsa tre ditë më pas Drejtoria do të fillojë me bllokimin e llogarive bankare. Derisa në ndërkohë nuk ka paguar edhe llogaria e Mijallkovit do të bllokohet.

LSDM sot përmes një komunikate reagoi dhe porositi UJP-në të mos mendojë t’i bllokojë llogaritë qytetarëve për taksë radiodifuzive. Nga partia opozitare premtojnë se pas fitores së tyre, taksa radiodifuzive do të ndërprehet ndërsa RTVM-ja do të financohet direkt nga Buxheti./zhurnal/

Comments