Edhe në Parlamentin Evropian, deputetët akuzohen për “ngacmim seksual”
Më shumë se dhjetë femra që punojnë në Parlamentin Evropian kanë akuzuar deputetët evropian për sjellje të pahijshme, duke pretenduar se PE është bërë “vatër e ngacmimeve seksuale”, shkruan “Sunday Times”.
Këto femra të paemëruara kanë akuzuar politikanët për “prekje, përcjellje, ngacmim”, dhe ankohen se po i trajtojnë si “mish”, transmeton Telegrafi.
Asistentja e paemëruar në PE, pretendon se një zyrtar i lartë i këtij Parlamenti ka masturbuar në prezencë të një asistente të re.
Një femër tjetër e punësuar në PE e përshkruan se si një anëtar gjerman i Parlamentit Evropian e kishte “përcjell” disa herë.
Ajo pretendon që Parlamenti Evropian “është bërë vatër e ngacmimeve seksuale”, pasi që anëtarët e Parlamentit “askujt nuk i japin llogari”.
Sikur kjo të mos mjaftonte, një nëpunëse tjetër e PE, e ka përshkruar se si “ndihet e poshtëruar kur anëtarët e PE e trajtojnë si mish”.
“Sunday Times” nuk ka zbuluar emrat e këtyre femrave të cilat pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht në PE, për faktin se asnjëra prej tyre nuk i ka raportuar rastet në polici nga frika se karriera e tyre mund të marrë fund.
Megjithatë, ato thonë se skandali i producentit të Hollywood-it, Harvey Weinstein, që këto ditë është bërë kryelajm i medieve botërore.