Edhe një shqiptar në Këshillin për monitorimin e reformave në gjyqësi

664

Shefajet Hajdari nga Gjykata e Apelit në Gostivar është pjesë e Këshillit për monitorimin e reformave në gjyqësi me të cilin kryeson kryeministri, Zoran Zaev.
Ky Këshill sot ka mbajtur seancë në Qeveri ku është prezantuar Draft Rregullorja e Punës e Këshillit.

Përveç Hajdarit shqiptarë tjerë të Këshillit janë: Ministri i Drejtësisë në dorëheqje, Bilen Saliji; Avokati i Popullit Ixhet Memeti; Kryetar i Asociacionit të Gjyqtarëve, Gjyqtar i Gjykatës Supreme Xhemail Saiti; Ilir Sulejmani, Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 2 – Shkup; Dr. Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore; avokati Ibrahim Bajrami nga Tetova dhe Xhelal Bajrami nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Comments