EDHE NJË SHQIPTARE ME MASTER NGA ETH ZURICH

744
fresco
zzz
midle

Fshati Pallçisht i Tetovës është vendlindja e saj, por, edhe përkundër vogëlsisë që ka fshati dhe shteti i saj, ambiciet e saja nuk ishin të vogla.

Armatës së intelektualëve shqiptarë të suksesshëm në Perëndim, i shtohet edhe një emër shumë premtues për të ardhmen e ndritur, jo vetëm të vendit tonë, në të cilin padyshim se ajo do jep kontributin, por edhe në shtetin Zviceran. Fjala është për Zurijeta Luma Amzai, e cila, siç përmenda më lartë, vjen nga fshati Pallçisht i Tetovës, ku edhe kreu shkollën fillore. Por, pas migrimit të familjes së saj në Zvicës, ku edhe zakonisht të rinjtë kanë fushë veprimi më të madhe, ajo vazhdon të kërkojë dijen në gjimnazin e përgjithshëm të Zurihut, ndërsa më vonë, kyçet edhe në fakultetin e inxhinierisë ndërtimore, në njërin nga Universitetet më me nam në Evropë, ETH, ku me sukses përfundon studimet. Por, ‘uria’ e saj për pajisje me dije, nuk ka përfunduar vetëm me kaq, ajo vazhdon edhe studimet mastar për inxhinierinë ndërtimore me çka të njëjtat javë më parë i përfundon me notë tejet të lartë, me notë 9.5, ose siç njihet në shtetin Zviceran me notë 5.5, në temën „Rritja e rezistencës ndaj zjarri të materialeve me bazë të drurit” nën mentorimin e profesorit, Prof. Dr. Ingo Burgert, i cili, sipas fjalimit të mbajtur në ditën e marrjes së titullit mastar, për Zurijeta Luma Amzai, ka pasur vetëm fjalë miradije, transmeton AlbPortali

Studimet e saja, njëkohësisht janë shoqëruar edhe me punën e saj si inxhiniere e ndërtimtarisë në një firme me renome në Zurich, fjala është për MWV Bauingenieure AG ne Baden, Aargau, ku edhe është treguar tejet e suksesshme, duke realizuar tre projekte me sukses superior, gjë kjo që i ka shtuar edhe më tepër konfirmimet se bisedohet për një superstudente, e cila, mes tjerash është edhe një njeri që premton shumë për të ardhmen në inxhinierinë e shtetit Zviceran.

Zurijeta Luma Amzai, përveç që është një profesioniste e shkëlqyeshme në lëmin e inxhinierisë ndërtimore, ajo po ashtu është edhe një bashkëshorte e mrekullueshme dhe një bije për t`ia pasur lakminë çdo prind, thonë familjarët e saj.

E pyetur për planet e saja për të ardhmen, ashtu sikurse për shumë të ri që jetën e tyre kanë ndërtuar në Zvicër,ajo thotë se plani fillestar i saj është dhënia e kontributit me gjithë mundësinë fillimisht për Zvicrën e cila i dha mundësinë e studimit dhe jetës atje, por pse jo, kohë pas kohe edhe të kyçet në projekte me rëndësi kombëtare edhe në Ballkanin perëndimorë, me theks të veçantë, vendlindjen e saj Maqedoni, por edhe Kosovë e Shqipëri, transmeton AlbPortali

Vendin tim thotë Zurijeta Luma Amzai, nënjë të ardhme të afërt dua ta shoh sikurse Zvicra,  ndërsa për arritjen e kësaj, ashtu sikurse shumë intelektual të tjerë, edhe unë, thotë Luma, do të jap kontributin tim në lëmin time.

Përndryshe, Zurijeta Luma Amzai, rrjedh nga një familje bujare e fshatit Pallçisht të Tetovës, nga e ëma Xharia dhe i Ati Amza, të cilët, gjithë jetën e tyre në Zvicër, ua kanë kushtuar ngritjes intelektuale të fëmijëve të tyre, Zurijetës dhe dy fëmijëve të tjerë, të cilët, njëjtë sikurse edhe e motra e tyre, tanimë janë në vende të rëndësishme të punës dhe japin kontributin e tyre për sistemin shtetëror të Zvicrës./AlbPortali

15139266_10211391855382114_762064324_n

Comments