Edhe një tragjedi tjetër në futboll

Tragjedia e Çapekoneses vërtetë ishte shumë e rëndë për botën e futbollit, pasi që shumë futbollistë të skuadrës humbën jetën.
Por, tani raportohet edhe për një tragjedi të re. Bëhet fjalë për 30 futbollistë dhe tifozë nga Bulisa të cilët janë viktimizuar pas fundosjes së varkës në një liqen afër Ugandës.
Në këtë tragjedi thuhet se kanë shpëtuar 15 persona, teksa nga liqeni janë nxjerrë 9 nga 30 të vdekurit.
Siç informon AFP, shumica e viktimave ishin të dehur në varkë duke udhëtuar për t’a zhvilluar një ndeshje futbolli pas festës së krishtlindjeve.

