Edi Rama reagon pas përfundimit të ndeshjeve, ja çfarë thotë për Shqipërinë dhe Kosovën

322

Moebel THEMA

rama-stadium

Në përfundim të ndeshjeve të sotme kualifikuese në kuadër të Botërorit Rusi 2018, kombëtarja e Shqipërisë fitoi 0 – 2 në fushën e Lihtenshteinit, ndërsa Kosova humbi 0 – 6 në Shkodër përballë Kroacisë.

Edi Rama shkruan se Kosova ishte pa eksperiencë përballë ujqërve të Kroacisë, ndërsa për Shqipërinë, lojë të mirë dhe fitore me vlerë.

“Shumë e re në moshë dhe pa eksperiencë Kosova që ishte sonte në fushë kundër “ujqve” të Kroacisë, por padyshim një skuadër me talente që ka rrugë të gjatë përpara, ku sukseset me patjetër nuk do të mungojnë, Forca Kosova.

Shumëkujt i dukej e lehtë, po s’është aspak e lehtë të luash mirë futboll e të bësh dy gola në fushë të huaj sot, kështu që respekt për kuqezinjtë

Comments