Efektivët policorë bëjnë kontrolle anti-eksploziv në ‘Loro Boriçi’

147

Moebel THEMA

 policiaa

Mbi 1200 efektivë të RENEA-s, FNSH-së dhe Policisë Shkodër janë të angazhuar në mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Spanjë që do të luhet sonte në orën 20:45 në “Loro Boriçi”.

Pak orë para zhvillimit të ndeshjes, drejtuesit e policisë kanë mbajtur një mbledhje në mjediset e brendshme të stadiumit, ku të pranishëm ishin shumë efektivë.

Mbledhjen e gjatë nuk e kanë penguar as reshjet e shiut dhe as temperaturat e ulëta.

Më herët, policia kishte bërë kontroll të mjediseve të stadiumit me qen anti-eksploziv, ndërsa ka përfunduar takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit.

policiaa

Comments