Efendi Dauti: Në Hasanbeg vërehet se si trishtimi po lëshon rrënjë (FOTO)

176
Efendi Dauti: Në Hasanbeg vërehet se si trishtimi po lëshon rrënjë (FOTO)

OH HILAL sot shpërndau mbi nëntë ton ndihma humanitare për banorët e prekur nga vërshimet katastrofale në lagjen e Hasanbegut dhe rrethinës. Ndihma përbëhej nga 17 produkte të ndryshme ushqimore e higjienike të paketuara e që kësaj radhe vinin nga terreni i Myftinisë së Kërçovës.

Myslimanët e kësaj Myftinie përmes formave të ndryshme janë përpjekur që sado pak ta zbusin dhembjen që i ka goditur hasanbegasit. Ka pasur në mënyrë të organizuar punëtorë që kanë ardhur dhe janë angazhuar fizikisht në pastrimin e shtëpive e të oborreve, ndërsa dje, pas një apeli të Myftiut Murat ef. Iseni, brenda pak orësh është tubuar kjo sasi e ndihmave.

“Qytetarët e Kërçovës janë tejmase të prekur nga kjo katastrofë natyrore që i ndodhi vëllezërve dhe motrave tona nga Hasanbegu por dhe nga viset e tjra. Kërçovarët nuk mund të rrinë të qetë pa u angazhuar në aspekt të bamirësisë, sepse, këtë katastrofë ata e konsiderojnë si një sprovë prej Zotit e cila mund ta godasë çdo pjesë dhe çdo vendbanim në Maqedoni. Sot, përmes Organizatës humanitare “HILAL” që funskionon në kuadër të BFI-së, po shpërndajmë këtë kontigjent të vogël ndihmash që janë emergjente për këta vëllezër e motra. Aksionet do të vazhdojnë edhe më të mëdha dhe më të fuqishme. Nuk ndalemi këtu”, ka thënë efendi Iseni.

Ndërsa kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, pasi ka falënderuar myslimanët e vendit për gatishmërinë e tyre për t’u solidarizuar me vëllezërit dhe motrat e Hasanbegut dhe rrethinës, ka nënvizuar se kjo Organizatë 24 orë në ditë do të jetë në shërbim të banorëve të këtushëm për t’ju dalur në ndihmë me aq s aka mundësi dhe kapacitete. “Nga dita e nesërme aksionet do të jenë edhe më të fuqishme. Siç e dinë të gjithë myslimanët e vendit, gjatë ditës së nesërme, me urdhër të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, anekënd vendit, nëpër xhamitë tona, do të grumbullohen mjete finansiare të cilat do të shpenzohen ekskluzivisht në bamirësi në këtë zonë të përmbytur nga vershimat katastrofale që morën me vete me dhejetra viktima. Paralelisht jemi duke i evidentuar edhe nevojat imediate që i kanë për momentin këta banorë. Në Hasanbeg vërehet se si trishtimi po lëshon rrënjë! Të gjithë bashkëndjejmë dhembje me këta vëllezër dhe motra dhe, pa dyshim që, të gjithë, bashkarisht, do të angazhohemi që ta tejkalojmë këtë situatë, për momentin, katastrofale”, ka theksuar kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti.

unnamed (3)unnamed (2) unnamed (1)

Comments