Egjipt: Deputeti kërkon që vajzat t’i nënshtrohen testit të virgjërisë

191

Moebel THEMA

dep

Një anëtar i parlamentit egjiptian është duke u përqeshur pas deklaratave se universitetet duhet të kryejnë teste të virgjërisë mbi studentet femra.

Ilhamy Agina raportohet se ka thënë që virgjëria duhet të bëhet kusht për pranimin në universitet.

Ai argumentoi se kjo do të ndihmonte që t’u jepej fund marrëdhënieve jashtëmartesore tek të rinjtë egjiptianë, transmeton Gazeta Express.

“Çdo vajzë që hyn në universitet duhet të ekzaminohet se a është e virgjër”, raportohet të ketë thënë Agina për gazetën Youm 7.

Komentet e tij ngjallën debat në rrjete sociale.

Comments