Egzon Alilit : Ja çka më tha Ronaldo dhe çka i kërkova Rodriguezit (FOTO)

169

Moebel THEMA

1601323_811287635595031_5298392173332610941_n

Reshat Ibrahimi/Lajm

Nuk iu ka besuar se do të vijë një ditë dhe do t’i takoj yjet e futbollit europian dhe të Real Madridit “live”, e as më pak se një ditë do të jetë bashkëlojtar me ta.

I është dukur si një ëndërr por në fakt që është realitet. Para dy ditësh ka qëndruar në “Santiago Bernabeu” dhe ka takuar yjet e Realit me të cilët ka bashkëbiseduar.

Talenti i madh nga Kumanova, Egzon Alili rrëfen për “Lajm” për ditën e kaluar te skuadra e madhe Real Madrid dhe takimet me Ronaldon, Rodriguez e të tjerë.
“Ishte hera e dytë që vizitova madridin dhe stadiumin ‘Bernabeu’. Herën e parë kam qëndruar 9 ditë, tani  dy ditë. Fillimisht nuk më besohej se jam unë. Stadiumi ishte i madh. Atmosfera ishte shumë e mirë. Të gjithë lojtarët erdhën dhe më vizituan. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Realit, pasi më është plotësuar një ëndërr si futbollist profesionist. Uroj që të kem një karrierë të pasur si e Ronaldos”, e nis rrëfimin e tij për “Lajm”, Egzoni, 16 vjecar.

article-2709461-1FEA44FD00000578-303_634x410

Alili ka pasur një bashkëbisedim me James Rodriguez, nga i cili ka kërkuar që tia jap fanellën me numrin 10.
“Po, fola me James Rodriguz dhe ndoshta ma jep fanellën me numrin 10-të”, tregon Alili.

Talenti i madh nga Kumanova rrëfen edhe për atë se cka i ka thënë ylli i futbollit europian dhe botëror, Cristiano Ronaldo, dhe këshillat e tij.

“Po ma kujton vetën kur isha i vogël. Duhesh të punosh shumë për të arritur në nivelin tim më tha Ronaldo”, tregon për “Lajm”, Alili, i cili të enjten niset për në Madrid, ndërsa të premten do të prezantohet si lojtar i ri i ekipit të parë të Real Madridit.

Kujtojmë se, Egzon Alili nga SV Ried kaloi te gjiganti spanjoll, Real Madridi duke nënshkruar kontratë 7-vjecare./lajm

3200602_heroa

Comments