Ekskluzive: Ballist Morina lirohet nga Kroacia me ndërhyrjen e fuqishme tek Presidenca dhe Qeveria kroate

334

Ballisti, tifozi kuq e zi, Ismail Morina, tashmë është i lirisë, sipas vendimit të marrë nga Qeveria kroate tashmë, bëjnë të ditura burime të Gazetës SHQIPTARI.eu. Lajmi për vendimin për lirimin e Ballistit tashmë është marrë dhe me këtë vendim është njohur edhe familja e Ballistit, bën të ditur ky burim i gazetës, që po ashtu ka qenë i përfshirë për të ndihmuar në lirimin e tij, madje një nga figurat ky[e, por që nuk dëshiron për shkak të funksionit ta bëjë publik identitetin e tij.
Sipas këtij autoriteti, meritat për lirimin e Ballistit i ka Presidentja kroate Kolinda Grabar, dhe po ashtu e punës së përbashkët me autoritete të Qeverisë kroate, në mënyrë që raportet e shkëlqyera shqiptaro-kroate të mos cenoheshin.
Miq të Ballistit kanë ndërhyrë edhe tek këshilltari për siguri i Presidentes kroate, dhe se për këtë vendim pozitiv duhet falënderuar edhe Ministrinë e Drejtësisë të Kroacisë.
Sipas këtij autoriteti, madje, që me rastin e arrestimit të Ballistit, në takimin me autoritetet kroate, i qe premtuar se nuk do ti dorëzohej Serbisë, Ballisti.
Kështu që nesër ai pritet ti dorëzohet Shqipërisë, dhe se nuk ka probleme ligjore nga Kroacia. SHQIPTARI.eu

Comments