Ekskluzive: Ja si ishin vërtetimet e shkollës shqipe në Tetovë në vitin 1942 (Dokument)

180

Në vitin 1942 nga Ministria e Arsimt të Mbretërisë Shqiptare njeri nder mesuesit e pare shqipatere ne Maqedoni Gani Luma  e merr DËSHMINË për kryerjen e kursit për të rritur pranë shkollës fillore “SKËNDERBEJ” të nënshkruara nga mësuesi Qemal Haxhihasani, nga drejtori Beqir Kllojka dhe nga Mehxhit Bekteshi inspektor i arsimit pranë Inspektorisë së Arsimit-Prefektuar e Tetovës.

Prej vitit 1942 deri në fund të vitit 1944 Gani Luma punon si referent në Gjyqin e Prefekturës së Tetovës. Gjatë viteve 1945/46 dhe 1947, në Shkup vijon kursin pedagogjik shqip, për mësues të shkollave fillore, percjell Antpress.

Edhe pse nën presionin e vazhdueshëm të UDB-ës famëkeqe, përshkak të burgosjes së babës Selman Shehap Lumës, si ish-komandant i Ushtrisë së Ballit Kombëtar për rajonin e Tetovës, i cili me aktvendimin Nr.4/46 të datës 15.02.1946 të Gjyqit të Qarkut të Shkupit dënohet me vdekje-pushkatim, arrijnë që me sukses ta mbarojë kursin për Mësuesi dhe si njëri ndër organizatorët e Shoqatës Atdhetare Politike Ilegale “BESA”, që mëtej inkuadrohet në Lëvizjen Patriotike Shqiptare “FRONTI DEMOKRATIK SHQIPTAR”, organizatë e cila angazhohej për bashkimin e trojeve shqiptare.

Që nga viti 1945 punon si mësues në shkollën fillore “LIRIA” në Tetovë, por përshkak të aktiviteteve patriotike më 7 maj 1952 burgoset dhe dënohet me 10 vjet burg të rëndë. Pasiqë i vuan dy vjet burg në Idrizovë, Gani Luma transferohet në burgun famëkeq të Koli Otokut në bregdetin dalmat të Kroacisë. Me aktvendimin e veçantë të të presidencës së Republikës Jugosllave më 29.11.1956 amnistohen përkatësisht lirohen të burgosuri politikë./Antpress

Comments