Ekskluzive: Pse nuk dëmshpërblehet familja e viktimës së Sopotit, Samet Limani?!

992
fresco

Urim SALIHU

Ka pesë vjet që nuk jeton më.Por Samet Limani padyshim ishte një viktimë e një procesi që doli të jetë i montuar dhe shumë nga ata protagonistë që u burgosën pa faj më në fund të paktën do dëmshpërblehen por jo edhe familja e Sametit.C’rëndësi kanë sot paratë për ata të persekutuar, torturuar, karshi jetës së tyre të shkatërruar,por cështja është tek drejtësia që duhet të vihet në vend.Sameti në fakt nuk qëndroi në burg, jetoi në arrati dhe u kthye në arkivol.U kthye duke ikur nga diçka që se kishte bërë kurrë dhe këtu nisi rrënimi i tij si i shumë njerëzve që ishin eksperimet i të fortëve që luanin me jetërat e të pafajshmëve.

Por arratisja e tij shkatërroi çdo gjë,jetën e tij,familjen,martesën.Ai nuk la as pasardhës , shumë gjëra i morri me vete aty ku është qetësia e përhershme, tek varrezat.

Vdekja e tij ishte e mbërthyer me shumë mistere, të pathëna, një jetë arratisjeje për dicka që se ka bërë dhe në se ai nuk vuajti një dënim për shkak se ishte i arratisur , nuk do të thotë se ai nuk ishte viktimë e këtij procesi.Në mos tjetër ai me vite kishte jetuar duke ikur nga drejtësia për dicka që ka qenë i akuzuar dhe se ka bërë në ndërkohë që ai s’ka mundur të jetë pranë familjes, të punojë dhe tu ndihmojë atyre .Një familje që është buzë greminës, buzë ekzistencës dhe një familje që tashmë ka tre anëtarë më pak përfshirë edhe nënën që iku edhe ajo me dhimbjen e Sametit .
Familja e tij thotë se do të donin ta kishin gjallë Sametin por ai iku para pesë vitesh e gjysë m në Korrik pas një ataku kardiak.Familjarët thonë se ai e ndjente këtë peshë dhe shkaktari i vdekjes e ka zanafillën pikërisht tek vuajtjet e tij , tek jeta e persekutimit psiqik, tek arratisja dhe tek dënimi pa bërë faj.Ai dënim prej 15 vitesh e shkatërroi atë .
Familja e Samet Limanit kërkon dëmshpërblim ,pavarësisht se Sameti i tyre i ndjerë nuk bëri burg, por ai kërkohej nga drejtësia e Maqedonisë që e detyruan të ikë .Ai sipas tyre në mos tjetër, ishte një viktimë e këtij rasti ,presionin e së cilës ai e pagoi me jetë .Ai sipas familjarëve vdiq nga dëshpërimi dhe fakti se është dënuar pa faj i takon dëmshpërblimi i një forme tjetër që duhet rishikuar.
Sameti nuk është më , por përvec jetës së këputur në mes, ai la pas edhe një familje të varfër.Ata kanë nevojë të jetojnë si gjithë të tjerët qoftë edhe duke vajtuar për njeriun që nuk e kanë më.
Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil, u dënuan 11 banorë të këtij fshati. Pesë prej tyre u përballën me autoritet gjyqësore dhe një pjesë të paraburgimit e vuajtën në burgun e Idrizovës, ndërsa, në mungesë u dënuan edhe 6 të tjerët e Sopotit përfshirë edhe Samet Limanin, tani më të ndjerë.

Comments