ë nderuar bashkëkombas shqiptar,
Shtetas të Republikës së Çamërisë,
Ju njoftojmë për arritjen e parë të diplomacisë sonë në arenën ndërkombëtare:
Pranimin e Çamërisë në organizatën U.N.P.O (Unrepresented Nations and People Organisation).
Sot, më datë 26.06.2017, përfaqësues të qeverisë Çame dhe Shoqatës Demokratike Çamëria-Hollandë, morën pjesë në U.N.P.O Presidency Meeting, në Edinburgh, Skoci, ku pas prezantimit të çështjes dhe rrugës së ndjekur, shqyrtimit të kërkesës nga europarlamentarët e shteteve të U.N.P.O, Çamëria u pranua për t’u trajtuar dhe asistuar nga kjo organizatë e Parlamentit Europian në hapat e mëtejshëm drejt zgjidhjes së saj dhe njohjes së shtetit të pavarur të Çamërisë.
Më tej, aktiviteti u vazhdua me UNPO’s General Assembly opening conference, e zhvilluar në Parlamentin Skocez, ku z.Festim LATO, kryeministër i Republikës së Çamërisë, firmosi marrëveshjen tashmë të një anëtari të ri në këtë organizatë.
Angazhimi i qeverisë së Republikës së Çamërisë nuk do të ndalet këtu.
Suksese të tjera.
Rroftë Çamëria, shteti i Çamëve dhe Arvanitasve!