Ekskluzive: Shkarkohet nga detyra Bruno Akrapoviç

159

Bruno Akrapoviç ashtu siç pritej, nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës, mëson gazeta KOHA. Pas humbjeve të njëpasnjëshme, Vardarin dhe së fundmi me Shkupin, gjatë ditës së sotme, sipas asaj që arritëm të kuptojmë, është mbledhur kryesia e klubit, e cila pasi ka shqyrtuar rezultatet e fundit, ka ardhur në përfundim që të shkarkojë nga pozita e trajnerit Bruno Akrapoviçin. Ndryshe, gjatë ditës së sotme, pritet të vijë edhe konfirmimi nga klubi kuqezi, por një është e sigurt se Akrapoviç nuk do të jetë më trajner i kuqezinjve. Cekim, Bruno Akrapoviç tek Shkëndija erdh në vitin 2015, në vend të Shpëtim Duros.

Comments