Ekspertët: DSK-ja të mos ia zvarrit autorizimin PSP-së (VIDEO)

131

specialja

Vendimi i gjykatës që Prokuroria Speciale fillimisht të merr leje nga policia sekrete e më pas t’i përdorë provat e grumbulluara ligjore për djegien e dokumenteve zyrtare në DSK është edhe një pengesë për ekipin e Katica Janevës, vlerëson ish prokurori Jovan Tërpenovski. Praktika gjyqësore deri më tani ka treguar se për lëndë tjera gjithashtu me prova të klasifikuara, gjykata nuk ka kërkuar tu hiqet prefiksi “sekrete”.

“Çfarë ndodh nëse nuk ka disponim tek policia sekrete për ta hequr klasifikimin, atëherë çfarë do të bëjë gjykata, do ta hedhë poshtë akuzën. Nuk mund ta hedhë poshtë pasi në esencë duhet të vërtetojë nëse personat e akuzuar kanë bërë vepër penale, ndërsa nëse kanë bërë vepër penale do të mund të vërtetojë përmes provave që i posedon Prokuroria Speciale”, deklaroi ish prokurori Jovan Tërpenovski.

Ekspertët nga fusha e sigurisë dhe kriminalistikës në vendimin e gjykatës që Prokuroria Speciale të merr lejen nga policia sekrete pwr të përdorur prova që tregojnë krim të kryer, shohin tentativë nga pushteti gjyqësor që t’i mbrojë kryerësit e veprave penale që janë ose kanë qenë në funksione përgjegjëse në DSK.

“Është shumë simptomatike të kërkoni nga kryerësi i veprës penale që vet ta hapë derën që ju t’i dëshmoni se ka bërë vepër penale.Nga ana tjetër DSK në rastin konkret po përpiqet ta mbrojë veten nga gjithë veprat penale që u bënë pas publikimit të bombave vitin e kaluar”, tha Lubomir Gjurçevski, ish kryeshef në MPB.

Në lëndën për djegien e dokumenteve zyrtare të policisë sekrete, Prokuroria Speciale akuzoi shtatë persona. I akuzuari parë është ish drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski. Lëndën e udhëheqë gjykatësja Lidija Petrovska, për të cilën specialja kërkoi që të largohet pasi ishte pjesë e bombave të publikuara të opozitës./alsat-m

Comments