Ekspertët e BE-së: Duhen 3-4 javë të sanohen dëmet nga përmbytjet

241
Në shumë rajone ëhstë e pamundur të hyet me makineri të  rëndë dhe duhet fuqi e shtuar punëtore.
Eksperti holandez Piter Glum i cili udhëheq me ekipin e BE-së për vlerësimin e dëmeve alarmon se rajonet e vërshuara ende nuk janë plotësisht të sigurta nga vërshime të reja pasi kanalet ende janë të papastruara.
“Ka shumë nevojë për mbështetje në pastrimin e shtëpive, nevojë për punë krahu  për arsye se është e pamundur gjithcka të bëhet me makinerit e pastrimit. Nuk është e sigurt sepse shirat mund të shkaktojnë vërshime të reja për arsye se kanalet nuk janë pastruar, personat që i takojnë kategorisë së njerëzve të rrezikuar të mos kthehen në rajonet e prekura nga vërshimet”, tha Piter Glum, ekspert i BE-së.
Javën e ardhëshme, fillon edhe vlersimi sitematik I nevojave në koordinim me zyrtarët e qeveris, Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara në rajonet e përbytura.
Nga misioni I BE-së thonë se shteti duhet të marrë masa paraprake për menaxhimin e situatave të tilla.
“Brenda  18 muajve të kaluar, kjo është përmbytja e tretë nga vërshimet në  Maqedoni. Shteti duhet të ndërmarrë masa për këto ngjarje, të cilat janë të lidhura me ndryshimet klimatike dhe të fillojë ndryshimet në strukturën për menaxhimin e përmbytjeve në të ardhmen. Për këtë shkak  kemi rënë dakord me qeverinë e Maqedonise që të fillojmë me vlersimet sistematike të nevojave, i cili do të fillojë javën e ardhshme në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara”, tha Martin Klaucke, shef i departamentit bashkëpunimit i delegacionit të BE-së në Maqedoni.
Ndihmat nga vendet e BE-së gjithsesi nuk kanë munguar as në këtë periudhë Cekia, Bullgaria, Greqia, Austria, Holanda dhe Sllovenia kanë dërguar paketa me ndihma për familjet e viktimave dhe të dëmtuarit gjatë përmbytjeve, deri tani nga BE-ja dhe vendet antare janë donuar 2 milion euro, informojnë nga delegacioni I Komisionit Evropian.
Ndihma ka arritur në kuadër të mekanizmit për mbrojtje civile të Unionit Evropjan, I cili është aktiv në vendet anëtare dhe në vendet me status të kandidatit.
Comments