Ekspertët: Gruevski s’ka fuqi për destabilizim

201

Porositë dhe tonet kërcënuese të Nikolla Gruevskit drejtuar diplomatëve perëndimorë janë zhgënjyese dhe tërësisht jo reale. Sipas njohësve të çështjeve politike retorika e tillë nxit tensione në shoqëri dhe ndjell frikë te qytetarët.

Edhe profesori tjetër universitar, Nikolla Dujovski, vlerëson se përpjekjet e VMRO-së për destabilizim, do të rezultojnë të pasuksesshme.

“Pushteti në dy vitet e fundit tregoi prirje për destabilizim, por për këtë e mori edhe përgjigjen. Qytetarët duhet të kenë durim dhe të jenë të kujdesshëm. Nuk duhet të bëhet ndonjë hap i gabuar. Por edhe policia dhe të gjitha organet e tjera ngadalë filluan të ndërtojnë mekanizëm si të kontrollohet çfarëdolloj destabilizimi i mundshëm i shtetit. Prandaj, vlerësoj se në këtë periudhë mjafton të qëndrohet gjakftohtë, të priten koalicionimet në mënyrë që Maqedonia të mund të dalë nga kjo krizë”, tha Nikolla Dujovski, profesor universitarë.

Kërcënimi i ambasadorëve dhe refuzimi i bashkëpunimit me botën perëndimore sipas analistëve mund të çojnë në izolimin e vendit me pasoja të rënda edhe ndaj ekonomisë. Pa fondet nga vendet e huaja, politikat jo vetëm të Gruevskit, por edhe të cilitdo politikan tjetër nuk ka asnjë mundësi që të realizohen./Alsat-M/

Comments