Ekspertët: Zgjedhjet vendimtare për të ardhmen e vendit

135
fresco

midle
zgjedhjet-do-t-euml-kushtojn-euml-8-milion-euro_hd-780x439

Zgjedhjet e dhjetorit do të jenë referendum për qytetarët e Maqedonisë, të cilët duhet të vendosin nëse duan të largojnë të keqen, konsideron ish diplomati dhe negociatori për çështjen e emrit Nikolla Dimitrov. Sipas tij, Maqedonia dhe qytetarët gjenden para një përgjegjësie të madhe dhe se pjesë e kësaj përgjegjësie janë edhe shqiptarët dhe faktori politik shqiptarë bashkë me arsyetimet e tij se nuk mund të jemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së për shkak të emrit.

“Për mua, këto nuk janë zgjedhje të thjeshta. Ne do të duhet të deklarohemi sikur në referendum, ka këtu material për shtet funksional me drejtësi dhe ardhmëri ose nuk ka. Këta do ta vërtetojë 11 dhjetori. Nesër Greqia të na thotë se nuk ka intereson, vazhdoni si Maqedoni, nuk do të mund të anëtarësohemi në NATO. Nuk do të mundemi për shkak se korrupsioni sjell jo stabilitet, nuk do mundemi pasi që jemi mishëruar me turpin. Absolutisht se ka përgjegjësi të përbashkët”, deklaroi Nikolla Dimitrov, Ish diplomat.

Profesori në universitetin e Gracit në Austri, Florian Biber thekson rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme. Sipas tij, tashmë është në duar të qytetarëve nëse duan reformat dhe perspektivën evropiane. Biber thotë se më 11 dhjetorë duhet të fillojë epokë e re për Maqedoninë.

“Zgjedhjet janë vetëm hapi i parë i çfarëdo procesi të mëtejmë drejtë reformave. Zgjedhjet asnjëherë nuk kanë zgjidhur problemet, por kanë dhënë mundësi dhe kanë hapur dyer. Pra varet shumë nga ajo, nëse do të bëhet, koalicionet e partive politike që do t’i bëjnë pas zgjedhjeve. Cilat do të shkojnë drejtë reformave, cilat do të punojnë në zbardhjen e akuzave për krime dhe kështu të kthehet Maqedonia në rrugën e vërtetë për në anëtarësimin euro-atlantik”, tha profesori Florian Biber.

Në tribunën me temë “BE, Maqedonia dhe pritjet nga zgjedhjet e ardhshme” pjesëmarrësit kritikuan mos prezencën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovski. Sipas tyre, Popovski i shmanget kritikave dhe rekomandimeve të profesionistëve.

Comments