Shkup, 10 shkurt – Maqedonia ka ngecur në procesin e afërsimit drejt BE-së, prokurorja speciale Katica Janeva nuk mund të vazhdojë me punë në rastet koruptive, këtë e ka thënë mbrëmë eksperti për Ballkanin, John Lampe në qendrën Vilson në Uashington gjatë kohës së temës Të rejat e Ballkanit, shkruan Zhurnal.
Problemet lidhur me administratën e Gruevskit, presioni ndaj votuesve, burgosja e rivalëve, kritikat ndaj organizatave joqeveritare, situata në të cilën gjenden partitë shqiptare, zyrtarizimi i gjuhës shqipe etj, janë një pasqyrë se gjendja e vendit është pashpresë, ka thënë mes tjerave Lampe.
Maqedonia është vend i rrethuar me ujq, ka shtuar mes tjerave ai.