Ekspertja ruse: Luginës së Preshevës nuk mund t’i mohohet referendumi për pavarësi si Krimeja
Prof. Dr. Anna Kondratyuk, profesoreshë dhe eksperte ruse e së drejtës ndërkombëtare në institucionin arsimor Geneva School of Diplomacy, thekson për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se “shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të këtë një referendum të ngjashëm me atë të mbajtur në Krime në mars 2014.” Megjithatë, sipas Dr. Kondratyuk “një referendum i tillë nuk do të jetë plotësisht legjitime pasi që nuk do të jetë në përputhje më Kushtetutën e Serbisë, në të njëjtën mënyrë sikur referendumi i Krimesë nuk është në përputhje më Kushtetutën e Ukrainës…”
Në mars të vitit 2014 kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, thëksoj për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se nëse Krimeja përpjekjet për t’u bashkuar Rusisë, shqiptarët e Luginës, në mënyrë të ngjashme, duhet ti bashkohen Kosovës.
“Shqiptarët e Serbisë Jugore mund të mbajnë një referendum të ngjashëm me atë në Krime, por kjo nuk do të jetë plotësisht e ligjshme nga pikëpamja e ligjit të brendshëm kushtetues. Megjithatë, ka gjithmonë forca të fuqishme politike që qëndrojnë pas çdo rasti të fundit të shkëputjes, i cili bëri këto raste të mundur,” ka shtuar në vazhdim Dr. Kondratyuk për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë.
Do përkujtuar se më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, nëpërmjet referendumit, shqiptarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.