
Janë bërë 140 vjet që kur shqiptarët u larguan me dhunë nga tokat dhe shtëpitë e tyre nga Sanxhaku i Nishit.
Përmes fotografive, hartave dhe dokumenteve të ndryshme janë përkujtuar vuajtjet e shqiptarëve në një ekspozitë të organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.
Profesorë të historisë tregojnë se gjatë këtij aksioni janë dëbuar 250 mijë shqiptarë.
Kryetari i agjencisë, Ramë Manaj, tregon se pas dëbimit, shqiptarët në masë të madhe u vendosën në Kosovë, Maqedoni e Turqi.
Ai thotë se nga shqiptarët në Turqi kanë arritur të sigurojnë mbi 175 mijë dokumente pronësore, të cilat kanë vlera historike.
Ndërsa, zëvendësministrja e Kulturës, Burbuqe Bakija- Deva, ka thënë se organizimet e tilla janë të rëndësishme për ta kujtuar historinë e popullit tonë.

