Ekspozitë për tokat e shqiptarëve të dëbuar (Video)

426

Në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita “140 vjet nga dëbimi i shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit”.

Kjo ekspozitë u organizua nga Shoqata shqiptare e muhaxhirëve mbarëkombëtar, përmban fotografi e tapi të tokave që dikur ishin pronë e shqiptarëve, njofton Klan Kosova.

Fotografitë përmbajnë edhe pamje të dëbimit të shqiptarëve në ato zona.

Kryetari i shoqatës së muhaxhirëve, Asllan Qyqalla tha se kjo po bëhet që t’i tregohet gjithë botës për spastrimin etnik që i është bërë shqiptarëve që nga ajo kohë.

Comments