Ekstradimi i Grujevskit dhe Boshkovskit- vijon dokumentimi

151

Këshilli penal nga Reparti për krim të organizuar pranë Gjykatës Penale të Shkupit ende vepron rreth kërkesës për esktradimin e ish shefi të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK Nikolla Boshkovski, thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Theksojnë se afatet deri kur duhet të grumbullohen dokumentet e nevojshme dhe të dërgohen në Ministrinë greke të Drejtësisë tashmë po rrjedhin. Sipas Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale, kërkesa për ekstradim dhe korrespodenca e nevojshme dorëzohen në afat i cili nuk mund të jetë më i gjatë se 40 ditë nga dita e marrjes së vendimit për paraburgim për shkak të ekstradimit.

Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski mbesin në paraburgim ekstradues. Ata dy herë u nxorën para Gjykatës në Selanik për shkak të posedimit të dokumenteve të rrejshme të udhëtimit, por gjykimi ishte anuluar për më 1 dhjetor për shkak të mospasjes së përkthyesit nga gjuha greke në atë maqedonase.

Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike për përgjim të paligjshëm dhe për shkatërrim të sistemeve për përgjim, raste të njohura si “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa2”.

Të dy ishin arrestuar nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor, gjatë tentimit me pasaporta të rrejshme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.

Comments