Ekzistojnë rreziqe për sigurinë në shtet, mund të përsëriten ngjarjet e 9 majit të vitit 2015?!

208

Lagja-e-Trimave-në-Kumanovë-600x358

Gjendja e sigurisë në Republikën e Maqedonisë nuk është shumë e përshtatshme. Hari Lokvenec, kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe AS-së thekson se pas thirrjes së një seance për vëzhgimin e punës së këtyre institucioneve ka marr përgjigjen se në Republikën e Maqedonisë ekzistojnë rreziqe dhe se të njëjtat janë duke u vëzhguar dhe ndjekur nga institucionet kompetente, transmeton TetovaSot.

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë dhe me këtë edhe qytetarët, duhet që të janë të informuar realisht, saktë dhe në kohë për atë nëse me të vërtetë ekzistojnë kërcënime për sigurinë e shtetit. Kjo është sidomos me rëndësi pas spekulimeve dhe shpërndarjes së frikës nga Gjorgje Ivanovi, deklaroi në pres konferencën e sotme, Hari Lokvenec, kryetar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe Agjencisë për siguri.

“Për këtë arsye sot e kam thirrur një mbledhje të Komisionit për mbikëqyrjen e punës së DSK-së dhe AS-së në suaza të realizimit të kompetencave të komisionit për kontrollin e punës së këtyre dy institucioneve. Seanca është caktuar me iniciativën e deputetëve të opozitës dhe me qëllim që institucionet kompetente të japin përgjigje nëse ekzistojnë rreziqe dhe kërcënime për sigurinë e qytetarëve dhe rendin juridik në Republikën e Maqedonisë. Nëse me të vërtet qeveria ka kontroll mbi sigurinë ose vet ajo është shkaktare e rreziqeve të shumta?

Personat drejtues kompetent të këtyre dy institucioneve shprehën besimin se të gjitha kërcënimet po ndiqen, por nga ana jonë u tregua se nuk është e nevojshme vetëm që të ndiqen aktivitetet dhe rreziqet, por edhe duhet ndërmarr masa më intensive për pengimin ose neutralizimin e rreziqeve të mundshme”, deklaroi Lokvenec.

Pas ndryshimeve demokratike, paralajmëroi ai, qeveria e re, qeveria e përgjegjshme e LSDM-së në mënyrë më transparente do t`i informoje qytetarët për rreziqet dhe do ta garantoje sigurinë e të gjithë qytetarëve.

Comments