Autoritetet amerikane dhe meksikane kanë identifikuar një ish-polic, që u bë vrasës, si shefin e kartelit të drogës më të kërkuar në Amerikën e Veriut.
Nemesio Oseguera Cervantes – i njohur si ‘El Mencho’, është konsideruar figura më e fuqishme e krimit që jeton sot, që nga momenti i arrestimit të Joaquin Guzman ‘El Chapo’ Loera në 2016.
Paul Craine, përgjegjës për kapjen e El Chapo, e ka quajtur Cervantes armikun numrin një të njerëzve.
“Ai ka një ushtri me mijëra njerëz të këqij,” tha ai për The New York Post në një intervistë të fundit.
Më parë këtë muaj, DEA dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit në Meksikë u takuan në Çikago për të identifikuar Cervantes, 52 vjeç, si më të rrezikshmin e drogës në planetin pasi mori përsipër kartelën Jalisco Nueva Generacion.
Takimi i Çikagos çoi gjithashtu në njoftimin se forcat e sigurisë amerikane dhe meksikane do të ndërmarrin një sërë nismash të përbashkëta kundër El Menço dhe ndërmarrjes së tij kriminale.
Karteli i Jalisco New Generation ka kapërcyer kartelën Sinaloa të El Chapo si forcë dominante në botën e krimit në Meksikë, pohoi DEA gjatë takimit, duke krijuar dhjetra rrugë të drogës në të gjithë SHBA’në, Evropën dhe Azinë.
Arrestimi i El Chapo dy vjet më parë krijoi një vakum të fuqisë ku figurat rivalë të drogës e luftuan atë për të marrë mbretërinë e kokainës.
El Chapo u ekstradua në fund të vitit të kaluar në SHBA dhe gjyqi i tij federal për vrasje, pastrim parash dhe trafikim droge pritet të fillojë në nëntor.
Karteli i Sinaloa është ende në funksion nën udhëheqjen e ish-partnerit El Chapo, Ismael ‘El Mayo’ Zambada.