‘El Clasico’, zbulohet biseda Messi-Rodriguez. Shokohet Real Madrid

Ikona e Barcelonës, Lionel Messi ka inkurajuar mesfushorin kolumbian James Rodriguez të braktisë ‘Santiago Bernabeun’.
Tabloidi britanik ‘The Sun’, ka zbuluar thelbin e bisedës që argjentinasi ka bërë para startit të ‘El Clasicos’ me James Rodriguez, shkruan Syri.net.

“Rodriguez i ka thënë Messi që ka nevojë për të gjetur një klub të ri për të provuar një eksperiencë tjetër larg ‘Santiago Bernabeu’ ”, shkruan “The Sun”.
Kujtojmë që përballja e parë e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Real Madridit përfundoi në barazim 1-1 ku në vendin e James Rodriguez trajneri francez Zinedine Zidane ka preferuar Mateo Kovacic.
Për shkak të mos aktivizimit të rregullt, James Rodriguez kohët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm nga Real Madrid./ Syri.net