Elbasan, aksidentoi për vdekje fëmijën, arrestohet shoferi. Emri 

359

Policia-e-Elbasanit-620x411-1200x630

Një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar për vdekje një fëmijë 8-vjeç, njofton sot policia e Elbasanit.

Sipas policisë, në pranga është vënë Xhevat Sula, banues në fshatin Thanasaj Lushnje.

“Duke drejtuar mjetin tip “Benz“ Kamionçinë me targa LU 6826 B, në fshatin Gjocaj Peqin, ka aksidentuar me pasojë vdekje S.B., 8-vjeç, banues në këtë fshat”, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. /Syri.net/

Comments