Elbasan, vdekje e dhimbshme për një foshnjë 1 vjeç
/>
Një foshnjë vetëm 1 vjeç ka humbur jetën në mënyrë të dhimbshme në Elbasan, në banesën e tij.
Gjatë ditës së djeshme, e martë, në lagjen “Qemal Stafa”, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune fëmija 1 vjeç.
Paraprakisht dyshohet së vogëlushi i seksit mashkull, ka gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.
Më konkretisht Noa.al, mëson se foshnja po flinte në krevatin e prindërve, ku teksa ka qenë në gjumë është rrëzuar prej tij.
Dyshohet se për shkak të rënies nga lartësia ka pësuar kapërcim në qafë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur foshnjën në dysheme, ku pavarësisht tentativave për ta përmendur kanë konstatuar vdekjen e tij.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja ka qenë aksidentale, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.